Ballina Kryesore Një stuhi e fuqishme dimërore po vjen, meteorologët paralajmërojnë se për disa...

Një stuhi e fuqishme dimërore po vjen, meteorologët paralajmërojnë se për disa ditë…

Një stuhi e fuqishme dimërore do të dërgojë shi, bore dhe erëra të forta nga Italia në Gadishullin Ballkanik nga e Premtja deri të Dielën, paralajmëron AccuWeather.

Dëborë e madhe pritet të bjerë në të gjithë brendësinë e Sllovenisë dhe Austrisë të Premten, ndërsa rrymat e shiut sjellin një rrezik të lartë për përmbytjet në zonat perëndimore të Alpeve Dinarike nga Kroacia në Mal të Zi.

Rreshje të shumta shiu do të vazhdojnë në këto zona të shtunën dhe do të zgjerohen në Jug të Shqipërisë dhe Greqisë Perëndimore.

Zonat më të goditura mund të presin përmbytje të konsiderueshme dhe një rrezik të lartë për rrëshqitjet që mund të shkaktojnë ndërprerje udhëtimi për disa ditë.

“Një tjetër shqetësim është era e fortë që mund të rrëzojë pemët dhe të shkaktojë ndërprerje në masë të energjisë”, tha Roys, meteorolog i AccuWeather.

Shpejtësia e erës mund të arrijë 120 km/h (75 mph) natën e së Premtes duke u gdhirë e Shtuna në Bosnjë dhe Herzegovinën jugore dhe Malin e Zi.

Më në jug, rreth 25-50 mm (1-2 inç) shi pritet të bjerë në Shqipërinë Qendrore dhe Greqinë Perëndimore, me sasi më të larta përgjatë shpateve perëndimore të maleve. Ka rrezik për vërshimet e lokalizuara.

Shirat e rrëmbyeshëm do t’i lenë vendin dëborës në terrenet më të lartë të Kroacisë, Bosnje dhe Herzegovinës, Malit të Zi dhe Shqipërisë, ndërsa sasia e saj do vijë në rënie.

Reshje bore që arrijnë deri në 15-30 cm do jenë të zakonshme, dhe në disa raste të izoluara do arrijë deri në 90 cm, si në Mal të Zi apo Veriun e Shqipërisë.

Erërat e forta në këto zona do kombinohen me rreshjet e shumta të borës për të krijuar ngrica të shumta përgjatë së Shtunës. Temperaturat e ulëta do jenë të zakonshme në të gjithë rajonin nga fillimi i javës që vjen, duke ruajtur sasinë e rënë të rreshjeve të borës  dhe duke krijuar vështirësi në qarkullim për udhëtarët.

 

Burimi:https://www.accuweather.com/en/weather-news/major-storm-to-unleash-heavy-rain-snow-from-italy-into-balkans/70004019

Përktheu: Dualajm.com

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook