Ballina Kryesore Një tjetër kandidat i PD-së tërhiqet nga gara

Një tjetër kandidat i PD-së tërhiqet nga gara

SHPËRNDAJE

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Helidon Bushati, i cili ishte i katërti në listën e PD-se  është dorëhequr nga lista e PD-së. Bushati ka njoftuar tërheqjen e tij nëpërmjet një statusi në FB.

Bushati nuk jep shumë detaje për arsyet e tërheqjes, por thotë se këtë e bën “për ti hapur rrugën një maksimalizimi te rezultatit te Partisë Demokratike në këto zgjedhje”.

Një ditë më parë nga lista e PD në Shkodër u tërhoq edhe kandidati Ramiz Cobaj, i cili renditej i teti.

Postimi i Helidon Bushatit në rrjetin “Facebook”

“Të dashur miq. Jam fort i privilegjuar, dhe i nderuar që zoti Basha me bëri pjesë të ekipit të tij, dhe akoma më shumë ndihem nën përgjegjësi, për këtë rol që më është ngarkuar.

Pikërisht, nisur nga këto detyrime që ndjej, duke analizuar rrethanat politike e specifike të Qarkut të Shkodrës, kam vendosur të tërhiqem nga lista, ku unë gëzoj një vend të sigurtë fitues, i renditur i katërti, për ti hapur rrugën një maksimalizimi te rezultatit te Partisë Demokratike në këto zgjedhje.

Unë besoj se politika nuk është vetëm të marrësh, por edhe të japësh. Po e bëj këtë hap, për interesin më të mirë të demokratëve, para të cilëve, dhe para qytetarëve të Shkodrës, do të jem gjithnjë në shërbim. FITORE!”

SHPËRNDAJE

LAJM I FUNDIT/ Alarmohet policia, eksploziv i vendosur në një makinë në Vlorë

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen dy makina por dëmtohet rëndë kalimtarja

FOTO/ Njihuni me burgun që të lë pa fjalë, më luksozi në botë, si hotel me 5 yje

VIDEO/ Pamje rrënqethëse, momenti tragjik kur 25-vjeçaren e shtyjnë në shina dhe përplaset për vdekje nga treni

“Kardiomiopatia”, sëmundja e fshehtë që i mori jetën gazetares Adela Xhamani, ja shenjat e saj

FOTO/ Këshilltari i LSI-së: Ja neni që i detyron shqiptarët të paguajnë për OJF-të e Sorosit

“Fatin e atdheut ta luajmë në kazino”, Profesor Kabo ironizon kandidatin për kryeprokuror Artur Selmani

Shiten aksionet e “Lori Caffe”, familja Hoxha përgjysmon kontrollin e saj në kompani

E bujshme/ Spanja mund të përjashtohet nga Botërori, “fërkojnë” duart italianët

FOTO/ Mbledhja e dy qeverive në Pogradec, qytetarët presin me pankarta Ramën

Artikulli paraprakFiks Fare publikon për herë të parë rrogat e çadrës
Artikulli tjetërMilani godet sërish në merkato, merr mesfushorin zbulim të këtij sezoni