Ballina Kryesore Noizy dhe Stresi në tekstet shkollore, reagon për herë të parë Lindita...

Noizy dhe Stresi në tekstet shkollore, reagon për herë të parë Lindita Nikolla

Në një kohë që në mediat online, po qarkullojnë foto të teksteve mësimore me emrat e dy repera të njohur shqiptarë, Noizyt dhe Stresit ka ardhur edhe komenti i parë nga ana e ministres së Arsimit, Lindita Nikolla.

E ftuar në ‘ABC News’, Nikolla tha se librat që përdoren për fëmijët e shkollave fillore, nuk certifikohen nga MAS, por përdoren një vit para.

Sipas Nikollës librat dhe personazhet e zgjedhura brenda në tekste, duhet të përdoren fillimisht nga fëmijët, të cilët në këtë rast janë ‘kavie’ eksperimenti.

“Tekstet nuk çertifikohen që vitin e parë, sepse bëhet diferencimi nga mësuesit dhe prindërit dhe pasi kalon këtë sitë përcaktohen ndryshimet që duhen bërë. Vitin tjetër shkollor ato nuk futen nëse nuk bëhen ndryshimet e sugjeruara.

Në fund të vitit ne marrim nga mësuesit rekomandimet se çfarë nuk shkon me librin dhe në bazë të kësaj ne vendosim nëse çertifikohen apo jo”, tha ajo.

Pavarësisht se Noizy dhe Stresi janë dy reperë që i këndojnë modelit të të ‘fortit, djalit që pasurohet në jetën e rrugës dhe me tekste që janë më shumë për të rritur, si duket hartuesit e teksteve shkollore i kanë parë si shembullin ideal, për fëmijët.