Ballina Galeri Nuk do ta njihni! Luana Vjollca befason të gjithë me pamjen e...

Nuk do ta njihni! Luana Vjollca befason të gjithë me pamjen e re mahnitëse (FOTO)

Së shpejti moderatorja seksi, Luana Vjollca do të sjellë projektin e saj më të ri muzikor dhe diçka të tillë e ka treguar përmes fotos së fundit që ka publikuar në rrjete sociale.

Në këtë foto ajo shfaqet më shpërthyese se kurrë me flokë të kuqe dhe si gjithmonë, tepër sensuale.

Ajo ka vendosur vetëm shenjën e një “bombe” duke treguar se diçka e re po vjen së shpejti.

Ndërsa në një foto tjetër, bukuroshja seksi ka bërë simbolin e shqiponjës dhe ka vendosur mbi kokë një plis me flamurin shqiptar.

Luana ka publikuar shpesh foto nga studio e regjistrimit ku ka treguar se po punon për këngë të reja.

Jo vetëm bjonde por edhe me flokë të kuqe duket shpërthyese Luana Vjollca. Fansat e saj mezi presin publikimin e projektit të saj më të ri muzikor.