Ballina Aktualitet Nuk e kaloi vettingun, shkarkohet nga detyra prokurorja e Apelit në Shkodër

Nuk e kaloi vettingun, shkarkohet nga detyra prokurorja e Apelit në Shkodër

Prokurorja Besa Nikëhasani është shkarkuar nga detyra, duke mos kaluar kështu Vettingun.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit deklaroi se Prokurorja e Apelit në Shkodër, nuk justifikon pasurinë.

Siç u bë e ditur edhe më herët nga ILDKPKI, prokurorja e ka vendosur pasurinë në mënyrë të ligjshme, por KPK shprehet se pas verifikimit rezultoi se Besa Nikëhasani nuk justifikon dy apartamente, dy garazhe dhe një makinë fuoristradë Toytota Landcrusie me vlerë rreth 20 mijë euro.

Një nga apartamentet e prokurores që nuk justifikohet ndodhet në Tiranë, tjetri në Lezhë.

 

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook