Ballina Kryesore “Nuk ka shans”, Veliaj nuk ndalet para protestave

“Nuk ka shans”, Veliaj nuk ndalet para protestave

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka deklaruar se nuk tërhiqet nga projekti i Unazës së Re panvarësisht protestave.

Është bërë e qartë që projekti do të vazhdojë pasi do të lehtësojë trafikun në një nga segmentet më problematike të Tiranës.

Veliaj është shprehur se shumë banorë të Tiranës janë dakort me këtë vendimmarrje pasi bëhet fjalë për një nga zonat më të rënduara nga trafiku dhe ky projekt është më se i nevojshëm. Projekti vazhdon me një ndryshim të vogël përsa i përket buxhetit për qeranë e banorëve të cilëve u cënohen banesat nga projekti. 

Ata do të marrin qera jo për dy por për tre vite, për aq kohë sa dhe projekti finalizohet me krijimin e hapësirës për rrugën e Unazës së Re. 

Gjithashtu ai ka pohuar se qytetarët kanë qenë në dijeni me kohë që gjurmët e projektit kalonin tek Unaza e madhe, pasi bëhet fjalë për një projekt të vitit 1989.