Ballina Aktualitet ”Nuk lëshojmë shtëpitë tona”, bllokohet rruga te Unaza e Re

”Nuk lëshojmë shtëpitë tona”, bllokohet rruga te Unaza e Re

Banorët e Unazës së Re, shtëpitë e të cilëve preket nga ndërtimi i Unazës së Madhe kanë dalë sërish në protestë.

Nën thirrjet ‘Nuk lëshojmë shtëpitë tona’ dhe ‘Poshtë qeveria’ banorët e zonës së Astirit kanë bllokuar sërish rrugën, në shenjë proteste.

Të pranishëm në protestë në mbështetje të qytetarëve janë dhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha sëbashku me deputetë të PD dhe LSI.

Kreu i PD tha se po lihen fëmijët në mes të katër rrugëve për një segment ku 1 cm do të kushtojë 2 mijë euro.

Basha gjithashtu i bëri thirrje policisë së Shtetit të vihet në krah të qytetarëve dhe të mos keqpërdoret nga Rama.

“Jemi këtu bashkë me deputetë të opozitës, jemi pranë tyre se ajo që po ndodh këtu është në radhë të parë barbari, shkelje e ligjeve themelore të vendit. Jemi para një afere të tmerrshme kriminale. Banorët nuk do i lëshojnë shtëpitë e tyre dhe se autori që ka shkaktuar këto tragjedi duhet t’i vërë gishtin kokës. Nuk bëhet 1 cm rrugë me 2 mijë euro. Rama do nxjerrë në rrugë shumë fëmijë. Ai vetëm vjedh Shqipërinë, ka shpikur të gjithë skemat për vjedhjen e parave. Këtu vjedh 40 mln euro, jo për të zhvilluar Tiranën, po për thesin e vet. Edi Rama po keqpërdor dhe policinë e Shtetit, policëve i bëj thirrje të mos bëhen palë me të. T’i bëjnë mirë hesapet kur sulmojnë banorët. Rruga e vetme është përballja popullore,” tha Basha.

LIVE- Në krah të banorëve të Unazës së Re !

Gepostet von Lulzim Basha am Samstag, 24. November 2018