Ballina Kryesore Nuk u dekretua nga Presidenti, Rama i ofron postin e rëndësishëm Sandër...

Nuk u dekretua nga Presidenti, Rama i ofron postin e rëndësishëm Sandër Lleshit

Pas mosdekretimit nga Presidenti si Minister i Brendshëm, Kryeministri Edi Rama ka emëruar Sandër Lleshin në postin e zv/ministrit të Brendshëm.

Rama e kishte propozuar Lleshin për ministër të Brendshëm, por kandidatura e tij nuk u dekretua nga Presidenti.

Burimet bëjnë të ditur se Sandër Lleshi do të emërohet me VKM në këtë detyrë.

Por nuk është e qartë se kush do t’ja delegojë detyrat e ministrit pasi Fatmir Xhafaj është i shkarkuar.