Ballina Bota Nusja e djalit të Donald Trump kërkon divorci, ç’po ndodh në familjen...

Nusja e djalit të Donald Trump kërkon divorci, ç’po ndodh në familjen presidenciale?

Bashkëshortja e Donald Trump Jr. (djali më i madh i Presidentit amerikan Donald) ka paraqitur kërkesën për divorc.

Mediat amerikane shkruajnë se Vanessa Trump, ish modele ka kërkuar divorcin e padiskutueshëm në një gjykatë në New York.

Ato janë martuar në vitin 2005 dhe kanë pesë fëmijë. Trump Jr luajti rol të rëndësishëm në fushatën zgjedhore të të atit. Ai qëndroi në Nju Jork pas zgjedhjeve dhe tani bashkë-drejton biznesin familjar me vëllain e tij Eric Trump.

Ai është bërë objekt i një hetimi mbi marrëveshjet e mundshme midis fushatës presidenciale dhe Rusisë në vitin 2016. Ishte Donald Trump Jr. i cili organizoi një takim mes një grupi rusësh dhe zyrtarëve të fushatës, pasi ata i treguan se kishin informacione për të dëmtuar Hillary Clinton.

Sqarim: Divorc i padiskutueshëm do të thotë që kujdestaria mbi fëmijët dhe pasuritë e çiftit nuk merren në konsideratë gjatë procedurave ligjore.

Në një deklaratë të publikuar nga Sixth; Trump Jr dhe bashkëshortja e tij thanë: “Pas 12 vitesh martesë, kemi vendosur të vazhdojmë të ndarë, kërkojmë privatësi dhe duam të qëndrojmë larg mediave gjatë kësaj kohe”.

Mediat amerikane kanë publikuar edhe më parë lajme ku shkruhej se çifti kishin probleme. Për shkak të udhëtimeve të shpeshta të djalit të Trump, si dhe fiksimin e tij për mediat sociale.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook