Ballina Kryesore I nxehti saharian “pushton” Shqipërinë, ja në cilin qytet temperaturat shënuan 48°C

I nxehti saharian “pushton” Shqipërinë, ja në cilin qytet temperaturat shënuan 48°C

Vendi jonë është përfshirë sot nga një valë e madhe të nxehti.

Sipas Meteoalb pika më e nxehtë e vendit sot ka qenë Vlora.

Mësohet se temperaturat në këtë qytet kanë qenë 36.3°C, ndërsa për shkak të lagështirës vlerat ndiheshin sikur të ishin 48°C.

“Qyteti i Vlorës SOT shumë i nxehtë: T = 36.3°C por prezenca e lagështirës prej 60%, bën që temp. të ndjehet ≈ 48°C.”, thuhet në një postim të Meteoalb në ‘Facebook’.

E njëjta situatë është ndjerë edhe në Tiranë, ku termometri ka shënuar 37 °C por është ndjerë në 43 °C.

Situata paraqitet alarmante edhe në Europë, ku sipas Meteoalb temperaturat nga Jugu deri lart në Qendër kapin vlerën e 36°C në Alpet Europiane por mbi 44°C në gadishullin Iberik.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook