Ballina Kryesore “O dritë e jetës sime dhe shumë të tjerëve”, miku i Adelës...

“O dritë e jetës sime dhe shumë të tjerëve”, miku i Adelës publikon mesazhet që do ju përlotin

Kanë kaluar afro një vit nga vdekja e parakohshme e gazetares dhe ish banores së Big Brother, Adelajda Xhamani, por miqtë dhe njerëzit e afërt nuk e kanë harruar.

Gazetari Eraldo Rexho ishte një nga miqtë e saj më të afërt, ndërsa me anë të një postimi ne Instastory ka publikuar mesazhet që ka shkëmbyer me Adelën në kohën kur ajo ishte gjallë.

“O dritë e jetës sime dhe e shumë të tjerëve, ja kështu siç je vetë, një njeri i bukur, ashtu paç çdo ditë e natë të këtij viti. S’i ta them me fjalë se sa shumë të dua”, shkruhet në mesazhet e Eraldos.