Ballina Kryesore “O timonier, lëri hartimet po fillo ndryshimet se…”, Rama i përvishet komentuesit:...

“O timonier, lëri hartimet po fillo ndryshimet se…”, Rama i përvishet komentuesit: Lesh paske plot por shiko…

Teksa kryeministri Rama ka publikuar livestream në “Facebook”, prezantimin e programit të qeverisë së re, lum komentesh nga qytetarë të shumtë ka vërshuar në faqen e kreut të qeverisë.

Qytetarë të ndryshëm janë ankuar për problemet e tyre të përditshme, disa të tjerë madje dhe kanë ironizuar programin e prezantuar sot paradite në Kuvend nga Rama.

Një prej tyre i kujton Ramës, shprehjen e “famshme” të kryeministrit: “Më jepni timonin”, gjatë fushatave elektorale.

Qytetari shkruan se tashmë “timonieri” duhet t’i lejë hartimet se zgjedhjet i ka fituar dhe të bëjë ndryshimet në vend, sepse situata është përkeqësuar.

Ky koment nuk i ka shpëtuar kryeministrit Rama, i cili replikon te komenti i qytetarit, pasi kishte kaluar njëherë nga profili i tij duke shkruar se “Zako, lesh paske plot po shiko edhe edukaten se sa per vendin nuk te ka mbetur ty t’ia qash hallet, he vella😉”.