Ballina Aktualitet “O zogu, të hëngsha…”, revoltohet qytetari: Ju tregoj si trajtohen femrat nga...

“O zogu, të hëngsha…”, revoltohet qytetari: Ju tregoj si trajtohen femrat nga meshkujt në Durrës

Siç e kemi vënë re të gjithë, kohët e fundit në Shqipëri është rritur ndjeshëm fenomeni i ngacmimeve të femrave në rrugë.

Një qytetar i revoltuar nga Durrësi, tregon se si femrat trajtohen nga meshkujt në qytetin e Durrësit.

Sipas tij, meshkujt përdorin fjalë nga më banalet ndaj femrave në rrugët kryesore të qytetit.

Ajo që i bën përshtypje qytetarit, është fakti që pjesë e këtyre ngacmimeve janë dhe burra të martuar, që ngacmojnë vajzat e reja, herë me fjalë e herë me xheste.

Nga Flamur Bala
Shoh një mungesë kulture të madhe të meshkujt Shqiptar, ndoshta faji i disave i një përçindje të konsiderueshme e meshkujve rrugaçë, e bën pjesën e meshkujve të mirë të padukshme në syt e femrave.
Sa herë kaloj nëpër bulevarde dhe në shëtitoret e Durrësit dëgjoj përçmimet e meshkujve ndaj femrave!!
Ngacmime të llojit me fishkëllimë stil i viteve 1990 – 2000
Ngacmime të llojit o zogu ktheje çik kokën
Ngacmime të llojit ta ha këtë dhe atë (më falni për shprehjen)
Sidomos mosha 35-40 burra të martuar i sheh duke bërë si manjakë të babzitur që i shohin femrat nga të pasmet.
Por mosha e djemve të ri janë edhe më skandal, një pjesë e tyre femrën e quajnë thjeshtë objekt s…i, ose thonë të gjitha janë k…va, respekti ndaj femrave duket pak në rrugët e Durrësit apo çdo qyteti tjetër, flas për Durrësin ku jetoj dhe shoh çdo ditë!!
Këto fragmente i sheh lehtshëm dhe kur je duke kaluar në punën tënde por të dalin para, femrat shmangen kur kalojnë afër llotarive dhe bareve ku ka meshkuj sepse të kalojnë aty në mes ngacmojnë 30 vetë përnjëherë.
Kultura mashkullore për mendimin tim është në emergjencë kombëtare, shoqatat dhe organizatat nuk luftojnë sa është e nevojshme për sensibilizimin e rinisë.

LEXO EDHE:  Qëllohet me breshëri të shtënash ndaj dy shqiptarëve në Athinë