Ballina Kryesore Omletë me spinaq për një mëngjes plot shije e shëndet

Omletë me spinaq për një mëngjes plot shije e shëndet

Një mënyrë fantastike për të mbajtur trupin dhe organizmin në formë, për të nisur ditën mbarë me energji dhe shëndetshëm.Spinaq dhe Vezë – dy burimet më të fuqishme të hekurit dhe proteinave, bazike për mirëqenien e organizmit në një pjatë të vetme në vaktin më të rëndësishëm të ditës: atë të mëngjesit.

Veza është një ndër produktet që mbart vlera të jashtëzakonshme ushqyese renditur në listën e 10 super-ushqimeve dhe nuk ka mëngjes më të këndshëm se vezët, sido të jenë të gatuara.

Vezët janë një burim i shkëlqyer i kompleksit të proteinave cilësore dhe nga ana tjetër ofrojnë pak kalori. Një vezë e plotë përmban 5.5 gramë proteinë dhe 68 kalori.

Spinaqi është një nga barishtet më të kërkuara dhe më të përdorura nga konsumatorët.

Ai njihet për vlerat e tij ushqyese dhe është parë gjithnjë si një bimë me aftësi të jashtëzakonshme për të të kthyer energjinë, që rrit vitalitetin dhe përmirëson cilësinë e gjakut.

E para është se është i pasur me hekur, i cili luan një rol kryesor në funksionimin e qelizave të kuqe të gjakut.

Përbërësit

(Përbërësit e kësaj recete janë për dy persona, sasia përzgjidhet bazuar në numrin e personave për të cilët do gatuhet)

Dy – tre kokrra vezë

Pak qumësht

Një tas mesatar me spinaq të freskët

Djathë i bardhë i thërmuar

Vaj ulliri

Kripë

Piper

Pak hudhër (Sipas dëshirës)

Përgatitja

Pastrojmë me ujë të bollshëm spinaqin, e këpusim disa herë me dorë dhe e vendosim në një tigan mesatar të zjejë me ujin e tij për disa minuta derisa uji të avullojë.

Nga ana tjetër, vezët i rrahim në një tas bashkë me qumështin, shtojmë spinaqin e zjerë, kripën dhe piperin.

LEXO EDHE:  Ekzekutimi i gjyqtares/ Përcillet për në banesën e fundit gjyqtarja që u vra ditën e djeshme

I përzjejmë të gjitha bashkë dhe i hedhim në tigan, ku kemi hedhur më parë pak vaj ulliri.

Pasi piqet njëra anë e omletës, e kthejmë nga ana tjetër.

Pasi është pjekur nga të dyja anët, e heqim dhe e kalojmë në një pjatancë ku sipër i hedhim djathë të bardhë të thërrmuar dhe sipas preferencës pak hudhër të grirë gjithashtu./AgroWeb.org