Ballina Kryesore Operacioneve plastike nuk u shpëton as ish Miss-i

Operacioneve plastike nuk u shpëton as ish Miss-i

Në vitet e fundit të gjithë VIP-at shqiptarë e aq më tepër ato femra po shfaqen të ndryshuara nëpërmjet operacioneve plastike dhe ndërhyrjeve estetike. Këto ndryshime nuk lihen asnjëherë pa u vënë në qendër të vëmendjes dhe nga fansat që i ndjekin.

Pikërisht syrit dhe vërejtjes së fansave kritikë nuk i ka shpëtuar as ish Miss-i Suada Sherifi. Në adresën e saj instagram një fanse e ka kritikuar për ndërhyrjet që ka kryer dhe Suada natyrisht nuk i ka mohuar ato duke thënë se i ka kryer dhe ndihet mirë.

Mesa duket as ish Missi-Suada Sherifi nuk i ka shpëtuar dot dëshirës për të ndryshuar dhe për të qenë ndryshe nga ç’e ka krijuar nëna natyrë.