Ballina Kryesore Opozita me pankarta në duar, “qeveri mafioze”, “qeveri e krimit”, protestë në...

Opozita me pankarta në duar, “qeveri mafioze”, “qeveri e krimit”, protestë në parlament

Opozita gjatë seancës së sotme ka shkuar në Kuvend me disa pankarta.

Ato kërkojnë arrestimin e Saimir Tahirit, duke ngritur disa pankarta ku shkruhej “qeveri e krimit”, “qeveri mafioze” “jo krimit” etj.

Deputetët e opozitës kanë vënë mbi tryezë pankartat drejtuar nga Edi Rama, në formë proteste për bllokimin e arrestimit të Saimir Tahirit.

Mesazhi është i qartë dhe është përsëritur nga opozita përgjatë ditëve të diskutimit mbi kërkesën e prokurorisë.

LEXO EDHE:  Kryeministri Rama nis me komunikimin e tij javor: Nesër do të tregojë programin e ri të qeverisë në Kuvend

I akuzuari kryesor tani nuk është Saimir Tahiri, por vetë Edi Rama!

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook