Ballina Kryesore Organizohet ceremonia në nder të Aviciit, mbushen rrugët e Stokholmit

Organizohet ceremonia në nder të Aviciit, mbushen rrugët e Stokholmit

U bënë 7 muaj që kur Dj i famshëm suedez vdiq tragjikisht. Ai u gjet i pajetë në shtëpinë e tij pasi vuante nga probleme shëndetësore dhe nga stresi. Rreth vdekjes së tij është aluduar dhe se shkak mund të ketë qenë mbidoza po kjo nuk është aprovuar nga familja e tij.

Ka qenë pikërisht babai i tij i cili ka organizuar një përkujtimore në nder të të birit por ndryshe nga tradicionalja. Ai ka ftuar të gjithë fansat e të birit për të marrë pjesë në këtë ceremoni në kishën “Eleonora Hedving” në Stokholm. 

Ftesës së tij i është përgjigjur një turmë shumë e madhe e cila ka zënë rrugën. Altari ka qenë i mbushur me fotot e Dj të njohur dhe babai i tj ka folur mbi jetën dhe veprat e të birit.