Ballina Kryesore Orgesa tregon me detaje historinë e saj të dashurisë me bashkëshortin e...

Orgesa tregon me detaje historinë e saj të dashurisë me bashkëshortin e saj

Orgesa është shprehur në rrjetet sociale për historinë e saj të dashurisë me bashkëshortin e saj. Njohja mes tyre ka ardhur në një moshë fare të re.

“Jemi njohur kur une isha 17 vjeç. Ishte mik me motrën time dhe me kunatin. Kemi qenë për një kohë të gjatë miq, ziheshim si macja me miun, por kemi qenë njëmend me shije muzikore, mbase këtu nisi një shkëndijë. Pas shumë vitesh në 2007 erdhi pranvera dhe bashkë me të aroma e luleve, zogjtë cicëronin në pemë dhe diçka bëri bam. Askush se mendonte, por ja që ndodhi”,-ka shkruar ajo.

Pak ditë më parë bashkëshorti i këngëtares ka pasur ditëlindjen dhe ajo ka bërë një urim mjaft të bukur nëpërmjet portaleve me të njëjtat fjalë të ëmbla.