Ballina Bota Panik në Mal të Zi, sulmohet ambasada amerikane, agresori hedh veten në...

Panik në Mal të Zi, sulmohet ambasada amerikane, agresori hedh veten në erë

Një shpërthim në ndërtesën e ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Podgoricë në orët e para të ditës së sotme.

Lajmin e konfirmoi qeveria e Malit të Zi përmes një njoftimi të postuar në rrjetin social “Twitter”.

“Një person i panjohur bëri vetëvrasje me një pajisje shpërthyese. Para kësaj, ai person hodhi një pajisje shpërthyese nga kryqëzimi pranë Qendrës së Sporteve në ambasadën e Shteteve të Bashkuara”, thuhet në njoftim.

Qeveria tha se pajisja e hedhur në ambasadë mund të ketë qenë granatë dore dhe se hetimet janë në proces.

Policia tha se nuk i di motivet e sulmuesit vetëvrasës. Ambasada i paralajmëroi shtetasit amerikanë që të qëndrojnë larg deri në njoftimin e radhës.

“Ambasada e SHBA-së në Podgoricë i paralajmëron shtetasit amerikanë për një situatë aktive të sigurisë në ambasadën në Podgoricë. Shmangeni ambasadën deri në njoftimin e radhës”, thuhet në njoftimin e publikuar në ueb-faqen e saj.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook