Ballina Kryesore Paralajmërimi i fortë i PD për Ramën: S’ke parë gjë akoma, do...

Paralajmërimi i fortë i PD për Ramën: S’ke parë gjë akoma, do ia dëgjosh krismën Xhafajt. Historia sapo ka filluar

Teksa e ka quajtur shfaqje deklaratën e kryeministrit Rama, deputeti demokrat, Edi Paloka, ka bërë një paralajmërim të fortë për kreun e qeverisë.

Paloka tha se Rama do ia dëgjojë shumë shpejt krismën dhe se nuk ka parë asgjë akoma në lidhje me rastin “Xhafaj”.

Nënkryetari i PD u shpreh se në vend t’i vihen prangat Agron Xhafajt, ai po shkon i qetë në Itali. 

Gjithashtu Paloka theksoi se ashtu si me Tahirin, Rama mori në mbrojtje Xhafajn.

“Rama mbajti qëndrimin e pritur. Shfaqjen e Ramës, e pamë edhe me Saimir Tahirin, kur i doli në mbrojtje kopilit të tij. Sot Saimir Tahiri është në arrest shtëpie. Të njëjtin fjalim, të njëjtin show pamë edhe sot për Xhafaj. Me argumente absurde mori në mbrojtje ministrin e tij sepse merr në mbrojtje veten. Një njeri që dueht të ishte arrestuar prej kohësh, deklaron se po shkon në Itali vetë, vullneratisht. Pse? Sepse është shteti i Edi Ramës. Ndërkohë që duhet t’i ishin vënë prangat. Këtu kërcënohet opozita. E patë skandalin tjetër, kryeministri deklaroi se ka verifikuar përgjimin. Do ia dëgjojë krismën mbrapa. Të njëjtën gjë bëri dhe me Tahirin. Kupola dihet, ka në krye Edi Ramën. Të gjithë janë të lidhur me drogën e krimin. Mafia kështu funksionon, ka kodin e heshtjes. Nuk ka besë. Mafia të detyron të bësh një krim pastaj të fut në gjirin e saj”, deklaroi Paloka.

LEXO EDHE:  Projekti prej 1 miliard dollarë i rrugëve. Edi Rama: Ndjekje penale për supervizorët dhe zyrtarët e përfshirë në abuzime

Për të maPër të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook