Ballina Kryesore Paralajmërimi i frikshëm i sinoptikanit grek: Ja çfarë pritet të ndodhë të...

Paralajmërimi i frikshëm i sinoptikanit grek: Ja çfarë pritet të ndodhë të enjten në Shqipëri

Sinoptikani i njohur grek, Sakis Arnautoglou paralajmëron përsëri për një përkeqësim të theksuar të motit ditën e enjte, në shumë territore të Shqipërisë.

“Sidomos zonat që rrezikohen më shumë nga moti i keq, janë ato në kufi me Malin e Zi, Kosovën dhe Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë”, është shprehur ai.

Arnaoutoglou parashikon se në Tropojë, Has, Pukë, Mirditë, Kukës e Dibër, reshjet e dëborës mund të shkojnë nga 0.4 deri në 1 metër dhe do të shoqërohen me stuhi të fuqishme. Reshjet sipas tij do të jenë tepër të dendura dhe do të zgjasin gati për 24 orë.

LEXO EDHE:  Bylykbashi: Një xhiro dhe selfie në Lungomare kushtoi 13.5 milionë euro

Gjithashtu sinoptikani grek paralajmëron se në shumë rajone të Shqipërisë veriore, qendrore dhe verilindore, do të ketë erëra të fuqishme, të cilat do të arrijnë shpejtësinë nga 100 deri në 120 km në orë, dhe se ky është një fenomen i pazakontë për Shqipërinë, ka thënë ai.

Arnautoglou kishte parashikuar me saktësi edhe përmbytjet e mëdha në Shqipëri, në fillim të dhjetorit të kaluar.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook