Ballina Kryesore Paralajmërimi i IGJEUM: Reshje e shtrëngata sot e nesër, ja zonat e...

Paralajmërimi i IGJEUM: Reshje e shtrëngata sot e nesër, ja zonat e rrezikuara nga përmbytjet

Instituti i I Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka dhënë informacion mbi parashikimin e situatës së reshjeve, ku nuk përjashtohet mundësia e përmbytjeve dhe bllokimit të rrugëve në vend.

E martë
Priten reshje mesatare në të gjithë territorin, por intensive në jug. Në disa qarqe ato do të jenë lokalisht deri shumë intensive, duke u shoqëruar me shtrëngata (shih tabelën).

Në zonat malore priten reshje dëbore në 400m mbi nivelin e detit (në zona të kufizuara edhe më poshtë se ky nivel). (shënim: në rastin e reshjeve të dëborës, 1 mm reshje = 1 cm dëborë e re)

 

TEMPERATURAT
E martë/ Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 6 / 11 ; në vendet e ulëta: 5 / 9 ; në vendet malore: -1 / 3 °C.

ERA
Pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, por e fortë në bregdetin jugor.

PARASHIKIM PËR PËRMBYTJE
Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM, rezulton se sot (e martë, dt.13) dhe neser (e mërkurë, dt.14) në basenin e lumit Vjosa do të ketë rritje të prurjeve dhe niveleve.

Prurjet më të larta nga drejtimi i Lumenjve Drinos dhe Shushica do të jenë përgjatë ditës së sotme ndërsa në pjesën e poshtme fushore të lumit Vjosa, prurjet dhe nivelet më të larta do të vërehen përgjatë të ditës së neserme (e mërkurë, dt.14).

Nga llogaritjet paraprake të IGJEUM rezulton se nivelet e ujit do të jenë brenda kuotave të argjinaturave.

Lumenjtë e tjerë në të gjithë territorin do të kenë rritje të prurjeve dhe niveleve, por nuk paraqesin rrezik.

Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve të ardhshme dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook




Qosja: Pse nuk pranoj dekoratën e këtij regjimi

Aksidenti fatal në Shkodër/ Rritet bilanci i viktimave, humb jetën babai dhe dy vajzat

Aksident fatal në Shkodër, humb jetën babai dhe foshnja 8 muajshe

Arrestohen dy shqiptarët, kapen në kufi me 161 kilogramë drogë (Foto)

Tërbohet sërish moti, ja çfarë na pret javën e ardhshme

Deputeti i PD publikon dokumentat/ Rama do të prishë TK që të fshehë provat e krimit që ka bërë në 99-ën (Foto)

U arrestua nga policia shqiptare, hakeri 25-vjeçar për 60 ditë do të ekstradohet në SHBA ose…

Krim i rëndë në familje/ Sherr me thika mes vëllezërve në Tiranë, një i plagosur (Emri)

I bëri “cirk” policisë nga Tirana në Fushë-Krujë, ja kush është i shumëkërkuari i arrestuar (Emri)

EMRI/ Pranga për hajdutin e makinave, kush është 45-vjeçari nga Durrësi

Artikulli paraprakDjem vëmendje! Ja disa ide dhuratash shumë interesante për të dashurat tuaja për Shën Valentin
Artikulli tjetërE dini që një banane çdo ditë mund t’ju shpëtojë jetën?