Ballina Kryesore PARALAJMËRIMI/ “Rrebeshe shiu, erë e fortë dhe prani e lartë rrufesh”, e...

PARALAJMËRIMI/ “Rrebeshe shiu, erë e fortë dhe prani e lartë rrufesh”, e gjithë Shqipëria me të “kuqe” veç dy qarqeve

Duke nisur nga mbrëmja e sotme (29 nëntor) reshjet e shiut do të shtrihen në të gjithë territorin dhe do të jenë më të dukshme gjatë orëve të natës dhe gjatë ditës së nesërme (dt.30).

Paralelisht intensiteti i reshjeve do të pësojë rritje të vazhdueshme nga ora në orë, për të arritur nesër vlera të larta deri në 100mm/24orë. Reshjet do të shoqërohen me prani të lartë të RRUFEVE dhe ERË të fortë.

Në këtë situatë meteorologjike Instituti i Gjeoshkencave publikoi hartën me qarqet më të rrezikuara nga përmbytjet.

Vetëm Durrës e Tirana listohen si zona me rrezikshmëri të moderuar, të tjerat janë të kuqe që do të thotë që rreziku nga rreshejt e shiut është i lartë.

Njoftimi i Institutit të Gjeoshkencave:
Përgjatë datave 30.11.2017 dhe 01 – 02.12.2017 priten reshje shumë intensive, pothuajse në të gjithë territorin, por edhe jashtë kufijve shtetërore në basenin e lumit Vjosa.

Reshjet maksimale i kalojnë vlerat e 100 mm në 24 orë. Nga llogaritjet e fundit këto reshje mund të sjellin përmbytje në lumenjtë e mëdhenj, përveç vërshimeve të lumenjve të vegjël dhe përmbytjeve urbane në varësi të gjendjes së kanalizimeve në disa nga qytetet kryesore ( Lezhë,Elbasan, Korçë, Berat, Vlorë, Fier dhe Gjirokastër). Shenjat e Alarmit për përmbytje urbane ose nga përrenjtë dhe lumenjtë e vegjël janë vendosur në tabelë.

Qarqet më të rrezikuara janë Fier dhe Vlorë. Ka mundësi për përmbytje në basenin e lumit Vjosa. Gjithashtu edhe basenet Seman dhe Shkumbin mund të kenë përmbytje përgjatë fundit të ditës së Premte (dt. 01 Dhjetor 2017).

Nga llogaritjet hidrologjike rezulton se, me parashikimin e sasisë së këtyre reshjeve, në pjesët fushore të këtyre lumenjve ka mundësi përmbytje me prurje shumë të larta. Efektet e rëndësishme të përmbytjeve në pjesët fushore të qarqeve Vlorë dhe Fier do të ndodhin në pjesën e parë të ditës së Shtunë (dt. 02 Dhjetor 2017). Në pjesët e sipërme të këtyre baseneve në qarqet (Fier dhe Vlorë) përmbytjet mund të ndodhin përgjatë ditës së Premte (dt. 01 Dhjetor 2017).

LEXO EDHE:  Paralajmërimi i frikshëm i Trump: Rusi, bëhu gati! Jemi gati për sulme!

Në qarqet e vendit është vendosur shenja e rrëshqitjeve të tokës për shkak të intensitetit shumë të lartë të reshjeve dhe vërshimeve nga përrenjtë dhe lumenjtë e vegjël.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook