Ballina Horoskopi Parashikimi javor i Horoskopit nga astrologia Meri, ja kush duhet të bëjë...

Parashikimi javor i Horoskopit nga astrologia Meri, ja kush duhet të bëjë kujdes

Astrologia e njohur shqiptare, Meri Shehu, tashmë e ka bërë traditë që në çdo fillim jave bën parashikimin e Horoskopit.

Për këtë javë Zonja meri këshillon disa shenja Horoskopi që të bëjnë shumë kujdes me menaxhimin e financave, për shkak të ndryshimit të Hënës në jetën tuaj.

Ndërkohë zonja Meri ka parashikuar një super javë për disa shenja të tjera të Horoskopit, ku veçon njërën prej tyre e cila sipas saj këtë javë do të gjejë para.

Ja parashikimi i Horoskopit sipas zonjës Meri:

Dashi-Do përballeni me shpenzime dhe probleme që vijnë nga partneri juaj në çift apo manaxhimi jo i mirë i çështjeve familjare investoni tek një person qe i keni lënë mangësi.

Demi-Do keni problem me një marrëdhënie të re bashkëpunimi apo personale sa të familjarizoheni apo provoni se keni gjetur njerëz të mirë

Binjakët-Qëllimisht do ju keqtrajtojnë në një projekt apo punë që të vlerësoni diçka që ka më shumë rëndësi se vet puna Besim dhe dashuria.

Gaforrja-Do kujtoheni se tashmë keni përvojën e një ndjenje të bukur dhe njeriu që ju donte. Nëse e keni humbur mund të keni shansin e një fillimi të ri.

Luani-Dikush në marrëdhëniet familjare ka qenë zotërues dhe i ashpër me ju. Largimi nga ky ndikim është çështje kohe por duhet të ndodhë.

Virgjëresha-Në jetë ka korrektësi por ka edhe besnikëri dhe respekt. Nëse zgjidhni tek njerëzit të mirën që ju kanë afruar pa kritikuar e përbuzur do keni fat.

Peshorja-Keni më shumë se kurrë nevojë për ekuilibra sentimental dhe ekonomik. Nëse keni humbur një shumë të madhe parash apo besimi ka ardhur momenti ti rigjeni.

LEXO EDHE:  6 shenjat e HOROSKOPIT që kanë zemër të madhe

Akrepi-Ju jeni mjeshtër të mbijetesës dhe rigjenerimit. Asgjë që do filloni nuk ju merret për keq dhe as për tradhëti pasi ju u keni dal borxhit të tjerëve.

Shigjetari-Në lartesitë e shpëtimit mund të dalin vetëm ata që do fitojnë mbi një fiksim real që u është bërë si mur i pakapërcyeshëm ekonomik e personal.

Bricjapi-Një plan dështon por mundësia për të provuar përsëri nuk ngelet bosh. Një person i afërt ju ka prishur punë në shoqëri dhe dashuri.

Ujori-Ju do keni një problem me përshtatjen me një femër e cila ju ka dominuar në fshehtësi dhe ju ka futur në kurth. Nëse arrini të ikni ju mund të quheni të fituar.

Peshqit-Vetëm me Akrepet do keni nuhatjen e duhur për të përballur me një krizë personale. Çdo rrugëdalje do gjendet si rrjedhojë e këtij bashkëpunimi.