Ballina Kryesore Parashikimi i meterologëve: Nesër moti do të bëjë surprizën e rradhës…

Parashikimi i meterologëve: Nesër moti do të bëjë surprizën e rradhës…

Duke filluar nga pasditja e nesërme dhe në vijim në vend do të rikthehen sërish reshjet e shiut.

Sipas Meteoalb, vijojnë kthjellimet në territor deri në mbrëmje kur vranësirat bëhen të dukshme.

Edhe paraditja e së enjtes mbetet me kthjellime dhe vranësira të shpeshta duke sjellë pas mesditës dhe në vijim, shira të përkohshëm në pjesën më të madhe të vendit.

Kthjellime me alternime vranësirash e shira afatshkurtër vijojnë edhe të premten.

LEXO EDHE:  Çmendet moti, ja çfarë na pret javën që vjen

Temperaturat e ajrit rriten lehtë mëngjesin e së enjtes por rënie të lehtë sjell mesdita; rënia vijon më e ndjeshme të premten në orët e mesditës si pasojë e vranësirave dhe shirave të herë pas hershëm në territor.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook