Ballina Kryesore Pas bujës dhe lajmit se po hanim plastikë,për Snickers publikohet mënyra se...

Pas bujës dhe lajmit se po hanim plastikë,për Snickers publikohet mënyra se si prodhohet

Para disa kohësh u përfol se çokollata snickers aq e preferuar nga të gjithë kishte në përbërje të saj thuajse vetëm plastikë. Është bërë publike në youtube proçedura që ndiqet për përpunimin e çokollatës. 

Së pari, përpunohet shtresa me kikirikë ku përzihet për disa orë me lëngun e karamelit. Pas kësaj proçedure futet në frigorifer për një periudhë kohore dhe pasi nxirret nga frigoriferi i vendoset shtresa e parë e përpunuar me kakao dhe qumësht. 

Proçedura e fundit është prerja e çokollatës në copëza dhe mbulimi i tyre me çokollatë. E vetmja plastike që përdoret për çokollatën Snickers është ambalazhi i saj. Përbërësit e çokollatës janë: kikirikë, karamel, kakao, qumësht dhe çokollatë. 

Për të gjithë ata që nuk rrinë dot pa çokollata, mund të vazhdojnë të konsumojnë snickers.