Ballina Aktualitet Pas “furtunës” në Burgje, Rama ka një ftesë për të gjithë shqiptarët....

Pas “furtunës” në Burgje, Rama ka një ftesë për të gjithë shqiptarët. Ja për çfarë bëhet fjalë

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që t’u urojë një ditë të mbarë shqiptarëve duke i ftuar të gjithë të interesuarit të marrin p[jesë në konkurimin e hapur për vendet vakande për pozicionin “Drejtor” në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP).

Sipas kryeministrit, afati i fundit për aplikimin është 12 nëntori, ndërkohë që në një foto jep dhe disa nga kriteret dhe dokumentacionin e nevojshëm për të aplikuar.

Kujtojmë që dy ditë më parë u shkarkuan nga detyra 8 Drejtorë Burgjesh, ku një prej tyre rezultonte si i dënuar më parë.

 Statusi i plotë
MIRËMËNGJES 😀
dhe ju uroj një ditë të mbarë me nxitjen që të merrni pjesë në konkurimin e hapur për vendet vakante të Drejtuesve në 24 Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale.
Për të gjithë të interesuarit, afati i fundit i aplikimit është data 12 Nëntor dhe për t’u njohur me kushtet dhe kriteret e kandidimit në këtë proces të radhës transparent të konkurrimit publik, të bazuar në parimin e meritokracisë, mjafton një klikim në: www.drejtesia.gov.al

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook