Ballina Kryesore Pas humbjes me Skocinë, Shqipëria mposht Uellsin e Gareth Bale. Kosova ‘shpartallon’...

Pas humbjes me Skocinë, Shqipëria mposht Uellsin e Gareth Bale. Kosova ‘shpartallon’ Azerbajxhanin, ngjitet në divizionin C

Pas humbjes së thellë tre ditë më parë kundër Skocisë në “Loro Boriçi” me rezultatin e thellë 0-4, në kuadër të Uefa Nations League, kombëtarja kuqezi ia doli që në miqësoren kundër Uellsit të fitojë minimalisht, falë golit të shënuar nga Bekim Balaj me penallti në stadiumin “Elbasan Arena”.

Pjesa e parë nuk pati shumë raste për gola, përveç dëshirës së madhe të uellsianëve për të kaluar në avantazh, teksa në minutat e fundit porta e kuqezinjëve u shpëtua nga Etrit Berisha.

Ndërsa në pjesën e dytë, Shqipëria ndërroi krejtësisht skenar duke tentuar që të dalin më shpesh në sulm, ndërsa në minutën e 59′, Shqipëria arriti të depërtojë në portën uellsiane. Granit Xhaka fitoi një penallti dhe Balaj e ekzekutoi atë saktë.

Kjo fitore e merituar e Shqipërisë i dha mundësinë e buzëqeshjes teknikut italian, i cili ka qenë në kritakeve gjatë ditëve të fundit. Ende nuk dihet se cili do të jetë fati i Panuccit pas këtij rezultati.

Fitorja historike e Kosovës
Kosova shkruan historinë. Dardanët fitojnë grupin 3 të Divizionit D, duke siguruar të drejtën që në sezonin e ardhshëm të Ligës së Kombeve të bëjnë pjesë një Divizion më lart, atë C. 

Të besuarit e Bernard Challandes ishin thjeshtë magjik në takimin e fundit, teksa mposhtën me “poker” golash, 4-0 Azerbajxhanin. Heroi i tyre ishte padyshim, Arbër Zeneli, i cili shënoi një tripletë personale. 

Në “Fadil Vokrri” takimi nisi praktikisht me gol për kosovarët. Ishte Arbër Zeneli i cili e gjeti rrugën e rrjetës pas 2 minutash lojë. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërkohë që në pjesën e dytë dominimi i vendasve ishte mbytës.

Edhe për të dyfishuar mendoi sulmuesi i Heerenven, përpara se Rrahmani “vulosi” fitoren. Goli i Zenelit në minutën e 76-të kompletoi “pokerin” e Kosovës ndaj Azerbajxhanit, dhe plotësoi tripletën e tij në këtë takim.

LEXO EDHE:  Rreth 50% e fuqisë punëtore në Shqipëri me 8-vjeçare, ndër më të paarsimuarat në Europë

Kjo fitore i dërgon në katër triumfet e Kosovës në grupin 3 të Divizionit D, ndërsa 2 takime u mbyllën në barazim. Pozitiv gjatë këtij sezoni ishte edhe faza sulmuese, e cila shënoi 15 herë kundrejt 2 golave të pësuar.