Ballina Kryesore Pas PS dhe LSI edhe PD zyrtarizon kandidaturën e saj për Kavajen

Pas PS dhe LSI edhe PD zyrtarizon kandidaturën e saj për Kavajen

Pas LSI dhe PS, është rradha e Partisë Demokratike për të zyrtarizuar kandidaturën e saj për zgjedhjet e pjesshme për kryetar Bashkie të Kavajës.

PD do të garojë me Isa Sakjan, aktualisht kryetar i degës së kësaj partie në Kavajë.
Sakja do të përballet në këtë garë me Dorian Muratin e PS dhe Maksim Konën e LSI.

Zgjedhjet e pjesshme vendore në Kavajë do të mbahen në të njëjtën ditë me ato parlamentare, më 25 qershor 2017.