Ballina Kryesore Pas PSD edhe Partia Republikane e vetme në zgjedhje

Pas PSD edhe Partia Republikane e vetme në zgjedhje

Partia Republikane do të regjistrohet e vetme në zgjedhje. Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga zëdhënësi i kësaj partie.

Mësohet se kreu i PR-së, Fatmir Mediu do të jetë në listën e Partisë Demokratike. Paraqitja me listë të veçantë e PR-së bëhet për efekt komisionerësh.

Ndërkohë, Partia Demokratike ka mbyllur marrëveshjen me disa prej aleatëve. Nard Ndoka i Partisë Demokristiane, Vangjel Dule i Bashkimit për të Drejtat e Njeriut dhe Dashamir Shehi i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar nuk do të konkurrojnë me lista të veçanta, por do të përfaqësohen në zgjedhje me logon e Partisë Demokratike.

Në këmbim, secili prej tyre ka një vend të sigurtë në listat e deputetëve demokratë, përkatësisht në Shkodër, Vlorë dhe Tiranë. Gjithashtu, ata do të kenë kandidatë në vende jo shumë të sigurta në qarqe ku historiku elektoral i favorizon.