Ballina Kryesore Pas timonit, Arian Çani surprizon me një dhuratë tjetër Ramën: Mbaje se...

Pas timonit, Arian Çani surprizon me një dhuratë tjetër Ramën: Mbaje se të shpëton jetën kur të përplasesh…

Ashtu siç e lajmëroi disa orë më parë në “Facebook”, kryeministri Rama është i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë”.

Drejtuesi i emisionit, Arian Çani e ka pritur kryeministrin Rama, njësoj si emisionin kohë më parë kur ishin zgjedhjet e 25 Qershorit, duke i bërë një dhuratë.

Ndërsa herën e fundit i bëri dhuratë një timon, kësaj rradhe, Çani ka zgjedhur që këtë herë t’i dhurojë kreut të Qeverisë një airbag.

“Këtë ta mbash kur të përplasesh se të shpëton jetën”, i tha ai Ramës.

LEXO EDHE:  FOTO/ Takimi "sekret" Rama-Soros, djali i miliarderit tregon detajet: Kënaqësi të takosh këtë rilindas, simbol të...

Çani: E ke timonin që të dhurova?

Rama: Po e mora timonin

Çani: E ke për vete të gjithin?

Rama: Timonin tënd?

Çani: Po. Tani unë të kam sjellë këtë gje, e shef këtë?

Rama: Nuk më duket si timon? Është buri?

Çani: Është airbag që po të përplasesh të shpëton jetën

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook