Ballina Kryesore Pas Vasilit edhe Berisha bën thirrje për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme:...

Pas Vasilit edhe Berisha bën thirrje për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme: Situata mund të bëhet katastrofale, qeveria të…

Ish-kryeministri Sali Berisha, ashtu si kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, i ka bërë thirrje Ramës të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme.

Përmes një statusi në “Facebook”, Berisha shkruan se mos shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme është një akt i palijgshëm, kur situata mund të përkeqësohet akoma më tej pas të dhënave jo premtuese nga sinoptikanët.

Ndër të tjera Berisha i bën thirrje Presidentit Meta që të konsiderojë edhe thirrjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, nëse nuk shpallet emergjenca.

Postimi i plotë
Te shpallet menjehere gjendja e jashtezakonshme per te perballuar nje situate qe edhe mund te behet katastrofale!
Te dashur miq, Shqiperia ne teresi, qe nga dje mbasdite ndodhet nen nje mot dhe permbytje brutale tejet kercenuese per jetet e njerezve dhe pasurite e tyre. Deri tani nuk ka patur viktima por deme te medha materiale, dhe ndihma ndaj popullates se kercenuar eshte minimale.
Te dhenat sinoptike per oret qe vijne nuk jane premtuese. Ne keto kushte eshte e domosdoshme shpallja menjehere e gjendjes se jashtezakonshme ne shkalle vendi dhe mobilizimi i te gjitha potencialeve ne ndihme te zonave dhe komuniteteve me ne rrezik.
Gjendja e jashtezakonshme ka ligjin, i cili percakton qarte detyrimet e shtetit ne situata te tilla ndaj zonave te prekura nga katastrofat natyrore. Edi Rama nuk e merr kete vendim vetem e vetem per te shmangur detyrimet e shtetit ndaj qytetareve. Mos shpallja e gjendjes se emergjences, eshte nje akt i papergjegjshem antikushtetues i Norieges!
Ftoj Presidentin e Republikes, qe ne nje situate te tille papergjegjshmerie te kreut te ekzekutivit te konsideroje edhe thirrjen e Keshillit te Sigurise Kombetare. sb

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook