Ballina Kronike Pasuri me burim të dyshimtë kriminal, policia u sekuestron automjete dhe llogari...

Pasuri me burim të dyshimtë kriminal, policia u sekuestron automjete dhe llogari bankare të “fortëve” të Lezhës

Policia e Lezhës, në kuadër të operacionit të koduar “Vjeshtë 2017” ka sekuestruar pasuri me vlerë 872 mijë euro, të dyshuar si e krijuar nga veprimtari kriminale.

Në një deklaratë zyrtare për mediat, Drejtori i Policisë Vendore të Lezhës, Bledar Çeliku tha se ka nisur hetimi për 30 persona.

Njoftimi i Policisë
Në kuadër të Operacionit “Vjeshtë 2017″, nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, janë referuar materiale për pastrim të produkteve të veprës penale në ngarkim të 30 shtetaseve.
Konkretisht: Janë referuar në Prokurorinë për Krime të Rënda Tirane 14 raste të hetimeve pasurore. – Janë referuar në Prokurorinë e Rretheve Gjyqësorë Lezhë dhe Kurbin 15 raste te veprës penale te “Pastrimit te produkteve te veprës penale”. Në bazë të këtyre referimeve, Gjykatat kanë vendosur sekuestro preventive për pasuri të dyshuara se kanë rrjedhur nga veprimtaria kriminale të cilat kapin shumën prej 872 mijë euro”, citohet në njoftimin e policisë:

LEXO EDHE:  Shtohen në Rinas kontrollet, 5 persona përfundojnë në pranga për falsifikim dokumentash

Pasuritë e vëna nën sekuestro preventive:
– godine banimi 3 kate, bar kafe,
– 4 apartamente banimi,
– 4 automjete luksoze
– 1 llogari bankare prej 41.000 Euro
– 1 sipërfaqe toke pemëtore prej 15.000 m2.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook