Ballina Kryesore Patozi flet nga protesta për marrëdhëniet me Bashën: Ardhja ime këtu nuk...

Patozi flet nga protesta për marrëdhëniet me Bashën: Ardhja ime këtu nuk ka lidhje me…

Ish-deputeti demokrat, Astrit Patozi, i cili u përjashtua nga listat e kandidatëve për deputetë nga kreu i kësaj force politike, Lulzim Basha, ashtu siç kishte njoftuar më herët ka marrë pjesë në protestë.

Në një prononcim për mediat nga protesta, Patozi i pyetur nga gazetarët nëse pjesëmarrj e tij do të thotë se janë rregulluar gjërat me Bashën, ish-deputeti u shpreh se nuk ka asnjë lidhje me kryedemokratin pjesëmarrja e tij.

“Ardhja ime këtu nuk ka asnjë lidhje me zotin Basha. Që të jemi të qartë sepse unë jam njëri nga mijëra protestuesit që kanë ardhur këtu për të protestuar kundër qeverisë së Edi Ramës. Jam një prej atyre që besojnë se ka 100 arsye që kjo qeveri të largohet por edhe sikur një të ishte vendi im do ishte sërish këtu sepse mua më takon si opozita. Do doja shumë që kjo protestë të shndërrohet në një lëvizje të qytetarëve. Unë jam anëtar i PD-së, si unë këtu ka shumë të tjerë dhe nuk mjafton të jetë vetëm protestë e partive politike sepse ka nevojë për shumë më tepër që kjo qeveri ta marrë siç duhet mesazhin dhe të largohet një orë e më parë ”, deklaroi Patozi.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook