Ballina Kryesore Patozi sulmon Bashës: S’ka vend për dilema në përcaktimin e hajdutëve të...

Patozi sulmon Bashës: S’ka vend për dilema në përcaktimin e hajdutëve të vendit, ti fiton më shumë kur s’flet sesa…

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, i cili u la jashtë nga listave të zgjedhjeve të 25-Qershorit, ka reaguar pas deklaratës së kryedemokratit Basha që tha se Shqipëria dhe Kosova nuk kanë nevojë për një hajdut, duke iu referuar Edi Ramës.

Përmes një statusi në “Facebook”, Patozi shkruan se nuk ka nevojë për shumë dilema për të përcaktuar se ksh janë hajdutët e momentit në Shqipëri.

“Pyetja është se kush janë hajdutët e momentit dhe këtu nuk ka shumë vend për dilema. Pasi të dy shtetet shqiptare kanë vetëm nga një president, aktualisht.
Por më e rëndë se kjo qenka mllefi i Lulzimit për “klasën politike” shqiptare të këtej dhe andej kufirit. A thua se ka zbritur në Shqipëri sot dhe nuk ka qenë asnjë ditë ministër, kryetar bashkie apo udhëheqës i opozitës”, shkruan ndër të tjera ish-numri 2 i demokratëve.

Reagimi i plotë
KUSH JANË HAJDUTËT E TJERË, LULZIM?

Kosova dhe Shqipëria nuk paskan nevojë për një hajdut më shumë, ndaj edhe idea e Edi Ramës për një president të përbashkët nuk paska vlerë. Kështu paska thënë sot me plot gojën Lulzim Basha.
Pyetja është se kush janë hajdutët e momentit dhe këtu nuk ka shumë vend për dilema. Pasi të dy shtetet shqiptare kanë vetëm nga një president, aktualisht.
Por më e rëndë se kjo qenka mllefi i Lulzimit për “klasën politike” shqiptare të këtej dhe andej kufirit. A thua se ka zbritur në Shqipëri sot dhe nuk ka qenë asnjë ditë ministër, kryetar bashkie apo udhëheqës i opozitës.
Edhe mua ma shpif kjo gjoja shpikja e Edi Ramës për president të përbashkët të Shqipërisë dhe Kosovës, por kurrësesi për arsyen idjote të Lulzim Bashës. I cili fiton më shumë kur nuk flet apo shkon me pushime jashtë shtetit çdo fundjavë, sesa kur shprehet apo kur bën sikur e ka seriozisht alsionin politik.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook