Ballina Kryesore PD dhe Basha thirrje qytetarëve: Votoni, ndryshoni jetën tuaj

PD dhe Basha thirrje qytetarëve: Votoni, ndryshoni jetën tuaj

Pas lajmit që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shtyu votimin deri në orën 20:00, një orë më shumë se orari zyrtar, kryedemokrati Basha dhe PD kanë një mesazh për të votuar.

Përmes një postimi në faqen e tij në “Facebook”, Basha i bën thirrje të gjithë atyre ende nuk kanë votuar që të dalin dhe votojnë dhe madje i bën thirrje atyre që kanë votuar që të inkurajojnë të gjithë të njohurit e tyre që ende nuk kanë hedhur votën e tyre.

“Nëse nuk keni votuar akoma ka kohë deri në orën 20:00. Inkurajoni të afërmit dhe të njohurit tuaj të votojnë. Vetëm duke votuar e ndryshoni jetën tuaj”, shkruan Basha.

Ndërsa në mesazhin e Selisë Blu pak thuhet: “Janë orët e fundit për të votuar. U bëjmë thirrje qytetarëve të votojnë. PS dhe LSI duhet të respektojnë procesin dhe vullnetin e zgjedhësve, po bëjnë përpjekje për të dëmtuar procesin. Shqiptarët po i bëjnë ballë presionit. Këto zgjedhje do fitohen nga qytetarët.”