Ballina Kryesore PD “shënjestron” Bashkim Finon: Pranove të jesh vegël e Ramës, kërkon të...

PD “shënjestron” Bashkim Finon: Pranove të jesh vegël e Ramës, kërkon të “zaptosh” FSHF-në

Pas deklaratës së kandidatit për kreun e FSHF-së, Bashkim Fino, ku tha se opozita po bën presion në gjykatë për regjistrmin e 12 shoqatave që do votojnë në zgjedhjet e 7 shkurtit për kreun e FSH, ka ardhur reagimi i Partisë Demokratike.

Me anë të një deklarate për mediat, Partia Demokratike thotë se Fino ka pranuar të jetë vegël e Edi Ramës që kërkon të kapë edhe FSHF-në.

Deklarata e plotë e PD
Partia Demokratike përgënjeshtron si të pavërtetë deklaratën e kandidatit të PS për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit, Bashkim Fino.

Është shpifje ajo çfarë Bashkim Fino e tregon si shqetësim, se kreu i opozitës ka ndërhyrë në Gjykatën e Tiranës për të ndikuar në mënyrë të paligjshme procesin e zgjedhjeve në Federatë.

Në vend të kësaj shpifjeje, Bashkim Fino duhet të shqetësohej se gjykatat janë nën presionin e vazhdueshëm të bosit të tij, Edi Rama dhe po lirojnë nga burgu dhe nga fajësia kriminelët, më të cilët Rama ndan pushtetin, Lul Berishën, Emiljano Shullazin, trafikantët e kokainës së “Xibrakës”, Armando Prengën, Mark Frrokun.

Bashkim Fino nuk shqetësohet për këtë, sepse ka pranuar të jetë vegla e Edi Ramës, që përveç Prokurorisë, gjykatave, policisë, krimi të kapë edhe Federatën e Futbollit. Ai është pjesë e një farse politike, që ka për qëllim të kthejë Federatën Shqiptare të Futbollit në lavatriçe të pastrimit të parave të pista të Edi dhe Olsi Ramës, si dhe kriminelëve më të cilët mbajnë pushtetin.

Lulzim Basha dhe Partia Demokratike nuk ka asnjë mjet për të ndikuar përveç sheshit! Më 27 Janar Lulzim Basha do të jetë në shesh së bashku me mijëra demokratë e socialistë të ndershëm! Për këtë shqetësohu Bashkim!

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook