Ballina Kronike PËR HERË TË PARË/ Shihni pamjet brenda ambientit ku ndodhi vrasja në...

PËR HERË TË PARË/ Shihni pamjet brenda ambientit ku ndodhi vrasja në Bllok (Video)

Për herë të parë, mbrëmjen e sotme, në emisionin “Open” u bë e ditur se krimi i trefishtë në ish-Bllok nuk ka ndodhur në një lokal, por në një dyqan parfumerie me produkte tepër të shtrenjta.

Një person mbeti i vdekur (Fabian Gaxha), ndërsa dy të tjerë u plagosën (Ervis Martinaj dhe Eljon Hate) në ngjarjen në ish-Bllok, e cila ka ndodhur në një dyqan parfumerie dhe jo në një lokal siç ishte raportuar deri tani.

Në emisionin “Open” u publikuan pamje nga dyqani ku ndodhi ngjarja e rëndë.