Ballina Aktualitet Përgjaket Kisha e Laçit/ E reja nga Korça pret damarët, tmerrohen besimtarët

Përgjaket Kisha e Laçit/ E reja nga Korça pret damarët, tmerrohen besimtarët


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në kishën e Laçit, ku një e re ka tentuar që t’i japë fund jetës duke prerë damarët.

Burime zyrtare nga Policia e Shtetit bënë me dije se 27-vjeçarja me inicialet A.G, banuese në Vithkuq, Korçë, në kushte depresioni, tentoi të vrasë veten. Mësohet se vajza ka përfituar nga fakti ku në shkallët e rrugës së kishës nuk kishte njerëz, duke prerë damarët gjatë pasdites së djeshme.

Kanë qenë pikërisht besimtarë që vizitonin Kishën e Laçit ata që kanë parë të renë të mbuluar me gjak, ndërsa më pas lajmëruan policinë. Ka dyshime se e reja vuante nga depresioni, ndonëse nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes. Fill pas ngjarjes, vajza u transportua me urgjencë në spital.

NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 21.09.2017, në spitalin e Laçit ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasja A.G, vjeç 27 banuese në Vithkuq, Korçë, pasi në kushte depresioni, në rrugën e kishës në Laç, ka prerë damarë të dorës. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook