Ballina Kryesore Përgjigja e Metës ndaj kërkesës që i bënë 7 deputetët. A e...

Përgjigja e Metës ndaj kërkesës që i bënë 7 deputetët. A e prisnin ata një të tillë?

Presidenti Ilir Meta u ka kthyer përgjigje 7 deputetëve të opozitës të cilët kërkonin hapjen e dokumenteve për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë të mbledhjes së datës 11 nëntor 2016.

Meta për nuk e ka pranuar kërkesën e tyre për deklasifikimin e informacionit të klasifikuar si sekret shtetëror.

Arsyetimi i tij ka qënë se nuk përputhet me legjislacionin në fuqi.

Të 7 deputetët e PD dhe LSI argumentonin në letrën e tyre se ka një ndjeshmëri për situatën e rëndë të trafikut të drogës dhe përfshirjen e zyrtarëve të lartë të përfshirë në të, e mbi të gjitha, siç thuhet edhe në letrën drejtuar Metës, skandalit të publikuar në media për dosjen “Habilaj”.

Ja përgjigja drejtuar deputetëve:

 

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook