Ballina Aktualitet PËRGJIMI/ Zbardhet biseda, çfarë i kërkoi Stresi pjesëtarit të grupit të Bajrave

PËRGJIMI/ Zbardhet biseda, çfarë i kërkoi Stresi pjesëtarit të grupit të Bajrave

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për reperin Stresi, i cili arrestua ditën e djeshme në një hotel në Linzë në shoqërinë e një vajze 20-vjeçare me inicialet P.Ç.

Arkimed Lushajt do t’i duhet të përballet me drejtësinë nga brenda qelisë së burgut, pasi atij u gjet një armë pa leje gjatë kohës së arrestimit. Gjatë kontrollit në hotelin ku po qëndronte atij i janë gjetur në posedim, një pistoletë, disa fishekë dhe një sasi e vogël kokaine.

Ai ishte nën përgjim prej disa muajsh dhe ishte kapur teksa komunikonte me disa persona për trafikun e drogës.

Po kështu në përgjimet ambientale dhe ato telefonike Stresi është kapur duke orientuar shitësit të çojnë drogë në disa vende kryesisht lokale.

Avokati i tij Marash Ibraj, e ka cilësuar arrestimin e klientit të tij në seancë, të paligjshëm dhe ka dënuar ashpër Policinë e Shtetit për publikimin e pamjeve ku reperi dukej i zhveshur, i mbuluar vetëm me çarçafë nga dhoma e hotelit.

Në përgjimet të prokurorisë, rezulton se Stresi ishte në dijeni që ishte në përgjim dhe u ka kërkuar ndihmë Bajrajve.

Ai mësohet t’u ketë telefonuar dhe t’u ketë thënë: Më ndihmoni të iki jashtë se policia po me përgjon, se sa pashë që po më afroheshin unë e hodha armën”.

Kjo telefonatë e përgjuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda është zhvilluar me një prej anëtarëve të bandës Bajraj.

Pak javë më parë në gjimnazin “Partizani” në kryeqytet u gjet e hedhur një armë zjarri, që policia dyshonte se i përkiste reperit dhe për këtë arsye kishte kërkuar arrestimin e tij.

Ai u kishte kërkuar ndihmë bandës së famshme të Shkodrës për t’u larguar jashtë vendit pasi ishte në dijeni se donin ta arrestonin.

LEXO EDHE:  EMRI/ Këngëtari i njohur shqiptar përmendet në dosjen "Habilaj", trafikantët e cilësojnë si përdorues droge