Ballina Kryesore Përkujtohet 110 vjetori i Kongresit të Manastirit. Meta: “Pa Kongresin e Manastirit...

Përkujtohet 110 vjetori i Kongresit të Manastirit. Meta: “Pa Kongresin e Manastirit do të kishte qenë e vështirë edhe shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë

Sot është përkujtuar 110 vjetori i Kongresit të Manastirit nga shqiptarët e Maqedonisë. Prezent ka qenë dhe Presidenti i vendit Ilir Meta ku u prit nga vetë ministri i Kulturës së Maqedonisë, Asaf Ademi.

Meta vizitoi shtëpinë muze dhe gjithashtu shpërndau në mënyrë simbolike 110 abetare për fëmijët shqiptarë të Manastirit.

Presidenti Ilir Meta është shprehur mjaft i emocionuar për rëndësinë e kësaj dite.

Fjalimi i Presidentit të vendit Ilir Meta:

“I uroj mbarë kombit shqiptar gëzuar 110-vjetorin e Alfabetit të gjuhës shqipe. Me shumë emocion rikthehem në Manastir.Të bëjmë gjithçka që kjo ndërtesë historike për shqiptarët të pasqyrojë më së miri kontributin e patriotëve shqiptarë. Pa Kongresin e Manastirit do të kishte qenë e vështirë edhe shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë. Shqiptaret faktor progresist në shërbim të paqes, stabilitetit dhe integrimit të rajonit.”