Ballina Aktualitet Përmbyset zetori në Fier, humb jetën 62-vjeçari (Emri)

Përmbyset zetori në Fier, humb jetën 62-vjeçari (Emri)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Levan të Fierit, ku një 62-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht teksa po drejtonte një mjet tip zetor.

Mësohet se në rrugë dytësore në Levan-Frakull, mjeti ka dalë ka rruga dhe është përmbysur.

Për pasojë, 62-vjeçari Llazar Peto ka humbur jetën.

Informacion paraprak
Në datën 07.06.2018, rreth orës 19:40, në fshatin Levan, Fier, në një rrugë dytësore, Levan-Frakull, shtetasi Ll.P, 62 vjeç, banues në Levan, duke drejtuar mjetin bujqësor zetor me tre rrota, ka dalë nga rruga.

Si pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme drejtuesi i mjetit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook