Ballina Kryesore Përmbytje e çmendur e Interit, kualifikohet pas 6 vjetësh në “Champions”

Përmbytje e çmendur e Interit, kualifikohet pas 6 vjetësh në “Champions”

Interi ka fituar një ndeshje të çmendur në “Olimpico” 3-2 përballë Lazio-s, duke siguruar një vend në kompeticionin më të rëndësishëm për klube, UEFA Champions League.

Një 90 minutësh që i prodhoi të gjitha , golat spektakolar, penallti, kartona të kuq dhe në fund festojnë djemt e drejtuar nga Spalletti.

Golat e 18 herë kampioneve të italise u shënuan nga D’Ambrosio, Icardi dhe Vecino.

Lazio udhëhoqi 2-1 në pjesën e parë me golat e Marusic (9’) dhe Anderson (41’), por penalltia e shkaktuar nga De Vrij, i cili sezonin tjetër do të luajë me Interit, i hapi rrugën dështimit.

Lazio 2-3 Inter

9′ Marusic, 41′ Anderson/ 29′ Dambrozio, 78′ Icardi, 81′ Vecino

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook