Ballina Kryesore Përmbytjet në Shkodër, Vasili: Rama është shndërruar në një zëdhënës shtypi që...

Përmbytjet në Shkodër, Vasili: Rama është shndërruar në një zëdhënës shtypi që si del dot zot vendit

Kreu i Grupit Parlamentar, Petrit Vasili ka reaguar sërish lidhur me situatën e rëndë në Shkodër pas reshjeve të dendura të shiut që kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në këtë zonë.

Përmes një statusi në “Facebook”, Vasili shkruan se Rama nukj është në krye të detyrës për të menaxhuar situatën e përmbytjeve në Shkodër.

Sipas tij, Rama është shndërruar në një zëdhënës zyre shtypi që poston foto në rrjetet sociale.

Postimi i plotë
Permbytjet vazhdojne dhe kryeministri nuk eshte ne krye te situates, por ne bisht te saj.

Kjo eshte perdhosja me e padegjuar e pergjegjesise publike dhe politike,qe asnje kryeminister ne pluralizem, por as ne monizem nuk ka guxuar ta beje.

Kryeministri eshte shnderruar ne nje zedhenes zyre shtypi qe poston foto ne FB.

Populli mban mend qe edhe drejtuesit me te larte te monizmit ishin krye te puneve kur binin termete,kur kish rreshje te shumta dhe ne cdo rast fatkeqesie natyrore.

Edhe te gjithe kryeministrat e pluralizmit te majte e te djathte kane qene ne krye te puneve.

Ky kryeminister le te beje zedhenesin e zyres se shtypit se kryeminister as nuk di,as nuk do,as nuk e ben dot bile tani ka edhe frike ta beje.