Ballina Aktualitet Përplasen banorët e Unazës së Re me policinë. Tentojnë të futen brënda

Përplasen banorët e Unazës së Re me policinë. Tentojnë të futen brënda

Vazhdojnë protestat nga banorët e Unazës së Re para Bashkisë së Tiranës. Kësaj rradhe qytetarët kanë cënuar territorin e brendshëm të Bashkisë së Tiranës duke tentuar të futen me dhunë në ambientet e brendshme.

Tensioni vazhdon midis qytetarëve dhe policisë teksa i kanë lënë kohë Kryetarit të Bashkisë, Erion Veliajt, vetëm 48 orë për t’iu përgjigjur kërkesës së tyre. 

Policia ka ndaluar hyrjen e qytetarëve në ambientet e brendshme të Bashkisë dhe po mundohen të ruajnë rendin për të parandaluar ndonjë fatkeqësi të mundshme.

Kujtojmë që protesta po zhvillohet prej ditësh, pasi banorët e Unazës së Re preken nga projekti i zgjerimit të rrugës dhe rrezikojnë të mbeten pa banesa.