Ballina Kryesore Përplasje / Drejtoresha tatimeve i thotë jo ministres Helga Vukaj

Përplasje / Drejtoresha tatimeve i thotë jo ministres Helga Vukaj

Drejtoresha e Tatimeve Vasilika Vjero i ka thënë jo urdhërit të ministres së Financave Helga Vukaj për shkarkimin nga detyra të Kliton Bistrit i cili u zbulua se ishte i pranishëm në fushatën e PS-së.

Kjo është edhe përplasja e parë e demokratëve dhe socialistëve që tanimë janë në një Qeveri. Sipas marrëveshjes Rama-Basha ministrat teknikë kanë si detyrë parësore të vëzhgojnë organizimin e zgjedhjeve dhe të marrin masa aty ku ata shikojnë se ka shkelje.

Gjatë ditës së djeshme Helga Vukaj njoftoi nëpër disa media se kishte urdhëruar shkarkimin e një punonjësi të administratës tatimore. Sipas njoftimit të saj, Kliton Bistri u shkarkua për pjesëmarrje në një fushatë elektorale të Partisë Socialiste, pasi mori denoncimin në “Facebook” nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Por Kliton Bistri është ende në detyrë. Burime nga Drejtoria e Tatimeve thanë se urdhri i shkarkimit është i paligjshëm, pasi sipas ligjit punonjësit e administratës tatimore mund të shkarkohen vetëm nga Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve.

Sipas tyre, nëse ministrja ka prova për përfshirjen e punonjësve të administratës tatimore në veprimtari politike, atëherë ajo duhet t’ia paraqesë ato drejtoreshës së Tatimeve dhe është kjo e fundit që merr vendimin, në bazë të provave.

Duket se ky nuk do të jetë rasti i vetëm ku palët nuk do të gjejnë dakordësi, pasi fushata sapo ka nisur… Shpesh punonjës apo mjete të administratës i shohim rëndom në fushatën e partive që i kanë emëruar në punë.

Qosja: Pse nuk pranoj dekoratën e këtij regjimi

Aksidenti fatal në Shkodër/ Rritet bilanci i viktimave, humb jetën babai dhe dy vajzat

Aksident fatal në Shkodër, humb jetën babai dhe foshnja 8 muajshe

Arrestohen dy shqiptarët, kapen në kufi me 161 kilogramë drogë (Foto)

Tërbohet sërish moti, ja çfarë na pret javën e ardhshme

Deputeti i PD publikon dokumentat/ Rama do të prishë TK që të fshehë provat e krimit që ka bërë në 99-ën (Foto)

U arrestua nga policia shqiptare, hakeri 25-vjeçar për 60 ditë do të ekstradohet në SHBA ose…

Krim i rëndë në familje/ Sherr me thika mes vëllezërve në Tiranë, një i plagosur (Emri)

I bëri “cirk” policisë nga Tirana në Fushë-Krujë, ja kush është i shumëkërkuari i arrestuar (Emri)

EMRI/ Pranga për hajdutin e makinave, kush është 45-vjeçari nga Durrësi

Artikulli paraprakMjekët e ardhshëm ngrihen protestë , ku është këshilli studentor ?
Artikulli tjetërGjermani , Prishet plani vetvrasës në Berlin