Ballina Kryesore Pikat e bardha në thonj tregojnë diçka për shëndetin tuaj

Pikat e bardha në thonj tregojnë diçka për shëndetin tuaj

Ky fenomen i shenjave të bardha në thonjtë tuaj quhet ndryshe “Leukonychia”. Nga greqishtja Leuko – e bardhë dhe nychia-thonjë.

Janë katër tipe të Leukonychisë. Disa formohen për arsye të ndryshme nërsa të tjerat formohen për shkaqe të rrezikshme.

Leukonychia Punctata

Kjo lloj është më e zakonshmja. Zakonisht shfaqet kur dëmtoni qendrën e thoit tuaj.Pikat e bardha duhet të zhduken për rreth mbas 8 muajsh.

Leukonychia Striata

Ndodh kur ju dëmtoni pjesën e lëngshme të thoit. Shtrëngimi i tepruar i thoit apo shum manikyr në thoin tuaj mund ta shkaktoj këtë gjë. Këto shenja gjithashtu mund të vijnë nga infeksionet si:
Fruthi
Malaria
Herpesi
Lebra

Longitudanal Leukonychia

Ky është një rast i rrallë. Shfaqet në njerëzit të cilët mbartin sëmundjen e Darierit në lëkurën e tyre.

Leukonychia Totalis

Antibiotik të ndryshëm apo gjendja gjenetike mund ta shkaktoj këtë. Gjithashtu mund të jetë një shenjë e:
Mosfunksionimit të veshkave
Mosfunksionimit të mëlçisë
Proteinave
Çrregullimeve në trup