Ballina Kronike Plagoset ambasadorja turke. Aksident i rëndë në Kosovë

Plagoset ambasadorja turke. Aksident i rëndë në Kosovë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Prishtine- Gjilan. 3 persona kanë mbetur të vdekur, 3 te plagosur e në mesin e tyre ka qenë dhe ambasadorja turke Kivilcim Kiliç. 

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 ku janë përfshirë tre automjete. Zëdhënësja e policisë së Kosovës ka deklaruar se 2 persona kanë ndërruar jetë në vendngjarje dhe një person tjetër në spital.

Ende nuk dihet shkaku ndaj policia e Kosovës ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.