Ballina Kronike Plagoset me thikë 19-vjeçari në Shkodër, ende nuk dihen motivet e ngjarjes...

Plagoset me thikë 19-vjeçari në Shkodër, ende nuk dihen motivet e ngjarjes (EMRI)

Një plagosje është rregjistruar mbrëmjen e sotshme ndërsa mësohet se ngjarja ka ndodhur në  lagjen Tepe, rreth orës 22:30. Motivet janë ende të paqarta por mësohet se i riu i plagosur me thikë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Emri i të plagosurit është  Nikolin Lame dhe është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Shkodrës. Ndërsa ndngjarje ka mbërritur policia, dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.